El Furkan.alKur'ani Fisnik

Mus'hafi · 310 / 604

Faqja 310

Lexo faqen e skanuar të Kuranit.

Burimi i imazhit

Faqja 310 e Mus'hafit
Faqja 310 e Mus'hafit

Merjeme (nëna e Isës a.s.)

Lexo gjithë suren
19:65

رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا فَاعْبُدْهُ وَاصْطَبِرْ لِعِبَادَتِهِ ۚ هَلْ تَعْلَمُ لَهُ سَمِيًّا٦٥

Ai është Zoti i qiejve dhe i tokës dhe çka ka në mes tyre, pra Atë adhuroje, e në adhurim ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm. A di për Të ndonjë emnak (adash)!

19:66

وَيَقُولُ الْإِنْسَانُ أَإِذَا مَا مِتُّ لَسَوْفَ أُخْرَجُ حَيًّا٦٦

E njeriu thota: “A njëmed pasi të vdes do të nxirrem i gjallë (do të ringja;; en)?”

19:67

أَوَلَا يَذْكُرُ الْإِنْسَانُ أَنَّا خَلَقْنَاهُ مِنْ قَبْلُ وَلَمْ يَكُ شَيْئًا٦٧

Po, a nuk po mendon njeriu se Ne e krijuam atë më parë kur ai nuk ishte asgjë?

19:68

فَوَرَبِّكَ لَنَحْشُرَنَّهُمْ وَالشَّيَاطِينَ ثُمَّ لَنُحْضِرَنَّهُمْ حَوْلَ جَهَنَّمَ جِثِيًّا٦٨

Pasha Zotin tënd, Ne do t’i tubojmë (pas ringjalljes) ata bashkë më djajtë dhe do t’i afrojmë ata rreth Xhehennemit të gjunjësuar.

19:69

ثُمَّ لَنَنْزِعَنَّ مِنْ كُلِّ شِيعَةٍ أَيُّهُمْ أَشَدُّ عَلَى الرَّحْمَٰنِ عِتِيًّا٦٩

Pastaj, nga secili grup do t’i kapim ata që kishin qenë më jorespektues ndaj të Gjithmëshirshmit.

19:70

ثُمَّ لَنَحْنُ أَعْلَمُ بِالَّذِينَ هُمْ أَوْلَىٰ بِهَا صِلِيًّا٧٠

E Ne e dujmë më së miri se cili prej tyre ka më meritë të hudhet në të.

19:71

وَإِنْ مِنْكُمْ إِلَّا وَارِدُهَا ۚ كَانَ عَلَىٰ رَبِّكَ حَتْمًا مَقْضِيًّا٧١

Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t’i afrohet atij. Ky (kontaktim i Xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd.

19:72

ثُمَّ نُنَجِّي الَّذِينَ اتَّقَوْا وَنَذَرُ الظَّالِمِينَ فِيهَا جِثِيًّا٧٢

Pastaj, (pas kalimit pran tij) do t’i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do t’i lëmë aty të gjunjëzuar.

19:73

وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ آيَاتُنَا بَيِّنَاتٍ قَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِلَّذِينَ آمَنُوا أَيُّ الْفَرِيقَيْنِ خَيْرٌ مَقَامًا وَأَحْسَنُ نَدِيًّا٧٣

E kur u lexoheshin atyre ajetet tona të argumentuara, ata që nuk kshin besuar u thoshin atyre që kishin besuar: “Cili grup (ne ose ju) ka vend jete më të mirë dhe kuvend më autoritativ?”

19:74

وَكَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُمْ مِنْ قَرْنٍ هُمْ أَحْسَنُ أَثَاثًا وَرِئْيًا٧٤

E, sa e sa gjenerata kemi shkatërruar para tyre e që ishin më të pajisur dhe më të dukshëm.

19:75

قُلْ مَنْ كَانَ فِي الضَّلَالَةِ فَلْيَمْدُدْ لَهُ الرَّحْمَٰنُ مَدًّا ۚ حَتَّىٰ إِذَا رَأَوْا مَا يُوعَدُونَ إِمَّا الْعَذَابَ وَإِمَّا السَّاعَةَ فَسَيَعْلَمُونَ مَنْ هُوَ شَرٌّ مَكَانًا وَأَضْعَفُ جُنْدًا٧٥

Thuaj: “Atij që është në humbje (në mosbesim), le t’ia vazhdojë atij i Gjithfuqishmi për një kohë, e kur do ta shohin atë që po u premtohet: ose dënimin (në këtë jetë) ose kijametin, atëherë do ta kuptojnë se kush do të jetë në pozitë më të keqe dhe më i dobët në përkrahje!”

19:76

وَيَزِيدُ اللَّهُ الَّذِينَ اهْتَدَوْا هُدًى ۗ وَالْبَاقِيَاتُ الصَّالِحَاتُ خَيْرٌ عِنْدَ رَبِّكَ ثَوَابًا وَخَيْرٌ مَرَدًّا٧٦

E All-llahu u shton besimi atyre që u udhëzuan, e veprat e mira të pëjetshme, janë shprblim më i dobishëm te Zoti yt, dhe përfundim me i mirë.

Lexo Kuranin online në Kurani Shqip

El Furkan ShqipEl Furkan.al

El-Furkan.al është website faqe webi për përkthim dhe komentim e Kuran-it famëlartë

© 2026 El-Furkan.al · Të gjitha të drejtat e rezervuara