Mus'hafi · 312 / 604
Faqja 312
Lexo faqen e skanuar të Kuranit.
Burimi i imazhit
Në këtë faqe

Merjeme (nëna e Isës a.s.)
Lexo gjithë surenإِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ سَيَجْعَلُ لَهُمُ الرَّحْمَٰنُ وُدًّا٩٦
Nuk ka dshim se ata që bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t’u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri.
فَإِنَّمَا يَسَّرْنَاهُ بِلِسَانِكَ لِتُبَشِّرَ بِهِ الْمُتَّقِينَ وَتُنْذِرَ بِهِ قَوْمًا لُدًّا٩٧
Ne e bëmë atë (Kur’anin) të lehtë me gjuhën tënde vetëm që me të t’i përgëzosh të devotshmit, dhe me të t’i tëheqish vërejtjen një populli që ëshë kryeneç.
وَكَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُمْ مِنْ قَرْنٍ هَلْ تُحِسُّ مِنْهُمْ مِنْ أَحَدٍ أَوْ تَسْمَعُ لَهُمْ رِكْزًا٩٨
Sa shumë brezni kemi shkatërruar para tyre. A po vëreni ndonjë prej tyre, ose a po dëgjon zërin e ulët të tyre (nuk u ndihet zëri)?
Ta-Ha
Lexo gjithë surenبِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
طه١
Ta Ha.
مَا أَنْزَلْنَا عَلَيْكَ الْقُرْآنَ لِتَشْقَىٰ٢
Ne nuk ta shpallëm Kur’anin për të munduar ty.
إِلَّا تَذْكِرَةً لِمَنْ يَخْشَىٰ٣
Ta shpallëm vetëm këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet.
تَنْزِيلًا مِمَّنْ خَلَقَ الْأَرْضَ وَالسَّمَاوَاتِ الْعُلَى٤
Shpallje nga Ai që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.
الرَّحْمَٰنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَىٰ٥
Mëshiruesi që qëndron mbi Arsh.
لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا وَمَا تَحْتَ الثَّرَىٰ٦
E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre, edhe ç’ka nën dhe.
وَإِنْ تَجْهَرْ بِالْقَوْلِ فَإِنَّهُ يَعْلَمُ السِّرَّ وَأَخْفَى٧
Andaj, nëse bën shprehjen (lutjen haptazi), Ai e di të fshehtën, madje edhe më shumë se kjo.
اللَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ لَهُ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَىٰ٨
Ai është All-llahu, nuk ka Zot pos Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur.
وَهَلْ أَتَاكَ حَدِيثُ مُوسَىٰ٩
A të ka ardhur ndonjë njohuri për ndodhin e Musait?
إِذْ رَأَىٰ نَارًا فَقَالَ لِأَهْلِهِ امْكُثُوا إِنِّي آنَسْتُ نَارًا لَعَلِّي آتِيكُمْ مِنْهَا بِقَبَسٍ أَوْ أَجِدُ عَلَى النَّارِ هُدًى١٠
Kur ai e pa një zjarr, e i tha familjes së vet: “Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr, e unë ndoshta do t’ju sjellë ndonjë acë prej tij, ose do të gjejë te zjarri ndonjë udhërrëfyes”.
فَلَمَّا أَتَاهَا نُودِيَ يَامُوسَىٰ١١
E kur shkoi te Ai (zjarri), u thirrë: O Musa!
إِنِّي أَنَا رَبُّكَ فَاخْلَعْ نَعْلَيْكَ ۖ إِنَّكَ بِالْوَادِ الْمُقَدَّسِ طُوًى١٢
Vërtet Unë jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet), se je në luginën e shenjtë Tuva.
Lexo Kuranin online në Kurani Shqip