El Furkan.alKur'ani Fisnik

Mus'hafi · 482 / 604

Faqja 482

Lexo faqen e skanuar të Kuranit.

Burimi i imazhit

Faqja 482 e Mus'hafit
Faqja 482 e Mus'hafit

Të shpjeguara qartë

Lexo gjithë suren
41:47

۞إِلَيْهِ يُرَدُّ عِلْمُ السَّاعَةِ ۚ وَمَا تَخْرُجُ مِنْ ثَمَرَاتٍ مِنْ أَكْمَامِهَا وَمَا تَحْمِلُ مِنْ أُنْثَىٰ وَلَا تَضَعُ إِلَّا بِعِلْمِهِ ۚ وَيَوْمَ يُنَادِيهِمْ أَيْنَ شُرَكَائِي قَالُوا آذَنَّاكَ مَا مِنَّا مِنْ شَهِيدٍ٤٧

Vetëm Ai e di për katastrofën (për kijametin). Asnjë frut nuk del prej lëvozhgës së vet dhe asnjë femër nuk mbart e as nuk lind pa dijen e Tij. E ditën kur Ai thërret ata se ku janë ata qëm’i bënit shok? Ata thonë: “Ne të kemi njohur Ty, nuk na ndonjë prej nesh që dëshmon se ke shok!”

41:48

وَضَلَّ عَنْهُمْ مَا كَانُوا يَدْعُونَ مِنْ قَبْلُ ۖ وَظَنُّوا مَا لَهُمْ مِنْ مَحِيصٍ٤٨

Dhe humb prej tyre ajo që më parë adhuronini, e binden se ata nuk kanë shpëtim.

41:49

لَا يَسْأَمُ الْإِنْسَانُ مِنْ دُعَاءِ الْخَيْرِ وَإِنْ مَسَّهُ الشَّرُّ فَيَئُوسٌ قَنُوطٌ٤٩

Njeriu nuk lodhet prej kërkesës për mirë, e kur atë e godit e keqja, ai keqësohet shumë dhe humb shpresën.

41:50

وَلَئِنْ أَذَقْنَاهُ رَحْمَةً مِنَّا مِنْ بَعْدِ ضَرَّاءَ مَسَّتْهُ لَيَقُولَنَّ هَٰذَا لِي وَمَا أَظُنُّ السَّاعَةَ قَائِمَةً وَلَئِنْ رُجِعْتُ إِلَىٰ رَبِّي إِنَّ لِي عِنْدَهُ لَلْحُسْنَىٰ ۚ فَلَنُنَبِّئَنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا بِمَا عَمِلُوا وَلَنُذِيقَنَّهُمْ مِنْ عَذَابٍ غَلِيظٍ٥٠

E nëse pas të këqiave që e goditë, Ne i japim të mira nga ana Jonë, ai me këmbëngulje do të thotë: “Këtë e kam arritur vet (këtë do ta kemë gjithnjë), e nuk mendoj se do të bëhet kijameti, po, edhe nëse do të kthehem te Zoti im, unë te Ai do të kemë edhe më mirë!” Ne pa tjetër do t’i njoftjmë ata që nuk besuan për atë që punuan dhe do t’u japim të përjetojnë dënim të rëndë.

41:51

وَإِذَا أَنْعَمْنَا عَلَى الْإِنْسَانِ أَعْرَضَ وَنَأَىٰ بِجَانِبِهِ وَإِذَا مَسَّهُ الشَّرُّ فَذُو دُعَاءٍ عَرِيضٍ٥١

Ne kur e begatojmë njeriun, ai nuk falënderon dhe largohet, e kur e godet e keqja, ai përulet dhe lutet shumë.

41:52

قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِنْ كَانَ مِنْ عِنْدِ اللَّهِ ثُمَّ كَفَرْتُمْ بِهِ مَنْ أَضَلُّ مِمَّنْ هُوَ فِي شِقَاقٍ بَعِيدٍ٥٢

Thuaj: “Më tregoni, nëse ai (Kur’ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat atë, kush është më i humbur se ai që është në kundërshtim të fortë?”

41:53

سَنُرِيهِمْ آيَاتِنَا فِي الْآفَاقِ وَفِي أَنْفُسِهِمْ حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُ الْحَقُّ ۗ أَوَلَمْ يَكْفِ بِرَبِّكَ أَنَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ٥٣

Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjfton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?

41:54

أَلَا إِنَّهُمْ فِي مِرْيَةٍ مِنْ لِقَاءِ رَبِّهِمْ ۗ أَلَا إِنَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ مُحِيطٌ٥٤

Vini re! Ata janë në dyshim për takimin me Zotin e tyre (me botën tjetër), e ta dini se Ai ka përfshirë me dijen e vet çdo send.

Lexo Kuranin online në Kurani Shqip

El Furkan ShqipEl Furkan.al

El-Furkan.al është website faqe webi për përkthim dhe komentim e Kuran-it famëlartë

© 2026 El-Furkan.al · Të gjitha të drejtat e rezervuara