El Furkan.alKur'ani Fisnik

Mus'hafi · 601 / 604

Faqja 601

Lexo faqen e skanuar të Kuranit.

Burimi i imazhit

Faqja 601 e Mus'hafit
Faqja 601 e Mus'hafit

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

103:1

وَالْعَصْرِ١

Pasha kohën!

103:2

إِنَّ الْإِنْسَانَ لَفِي خُسْرٍ٢

Nuk ka dyshim njeriu është në një humbje të sigurt.

103:3

إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَتَوَاصَوْا بِالْحَقِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ٣

Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.

Përqeshësi

Lexo gjithë suren

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

104:1

وَيْلٌ لِكُلِّ هُمَزَةٍ لُمَزَةٍ١

Mjerë për secilin që e ofendon e përqesh (njerëzit),

104:2

الَّذِي جَمَعَ مَالًا وَعَدَّدَهُ٢

Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet.

104:3

يَحْسَبُ أَنَّ مَالَهُ أَخْلَدَهُ٣

E mendon se pasuria e tij do të bëjë të përjetshëm.

104:4

كَلَّا ۖ لَيُنْبَذَنَّ فِي الْحُطَمَةِ٤

Jo, të mos medojë ashtu! Se ai pa tjetër do të hidhet në Hutame.

104:5

وَمَا أَدْرَاكَ مَا الْحُطَمَةُ٥

E çka dini ti se ç’është Hutame?

104:6

نَارُ اللَّهِ الْمُوقَدَةُ٦

Është zjarri i All-llahut i ndezur fort.

104:7

الَّتِي تَطَّلِعُ عَلَى الْأَفْئِدَةِ٧

Që depërton deri në loçkë të zemrës.

104:8

إِنَّهَا عَلَيْهِمْ مُؤْصَدَةٌ٨

Ai i mbyll ata, ua zë frymën.

104:9

فِي عَمَدٍ مُمَدَّدَةٍ٩

Ata janë të lidhur në pranga

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

105:1

أَلَمْ تَرَ كَيْفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِأَصْحَابِ الْفِيلِ١

A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me poseduesi e elefantit?

105:2

أَلَمْ يَجْعَلْ كَيْدَهُمْ فِي تَضْلِيلٍ٢

A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar?

105:3

وَأَرْسَلَ عَلَيْهِمْ طَيْرًا أَبَابِيلَ٣

Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-tufë!

105:4

تَرْمِيهِمْ بِحِجَارَةٍ مِنْ سِجِّيلٍ٤

Dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar!

105:5

فَجَعَلَهُمْ كَعَصْفٍ مَأْكُولٍ٥

Dhe ata i bëri si gjeth i grimcuar (i përtypur)!

Lexo Kuranin online në Kurani Shqip

El Furkan ShqipEl Furkan.al

El-Furkan.al është website faqe webi për përkthim dhe komentim e Kuran-it famëlartë

© 2026 El-Furkan.al · Të gjitha të drejtat e rezervuara