El Furkan.alKur'ani Fisnik

Mus'hafi · 602 / 604

Faqja 602

Lexo faqen e skanuar të Kuranit.

Burimi i imazhit

Faqja 602 e Mus'hafit
Faqja 602 e Mus'hafit

Kureishitët

Lexo gjithë suren

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

106:1

لِإِيلَافِ قُرَيْشٍ١

Për hirë të garantimit që e gëzojnë kurejshitët!

106:2

إِيلَافِهِمْ رِحْلَةَ الشِّتَاءِ وَالصَّيْفِ٢

Garantimin e udhëtimit të tyre të lirë dimërit dhe verës!

106:3

فَلْيَعْبُدُوا رَبَّ هَٰذَا الْبَيْتِ٣

Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie,

106:4

الَّذِي أَطْعَمَهُمْ مِنْ جُوعٍ وَآمَنَهُمْ مِنْ خَوْفٍ٤

I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!

Ndihmesa e Vogël

Lexo gjithë suren

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

107:1

أَرَأَيْتَ الَّذِي يُكَذِّبُ بِالدِّينِ١

A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinënë botën tjetër?

107:2

فَذَٰلِكَ الَّذِي يَدُعُّ الْيَتِيمَ٢

Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun.

107:3

وَلَا يَحُضُّ عَلَىٰ طَعَامِ الْمِسْكِينِ٣

Dhe që nuk nxit për të ushqyer të varfërin.

107:4

فَوَيْلٌ لِلْمُصَلِّينَ٤

Pra shkatërrim është për ata që falen,

107:5

الَّذِينَ هُمْ عَنْ صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ٥

të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.

107:6

الَّذِينَ هُمْ يُرَاءُونَ٦

Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).

107:7

وَيَمْنَعُونَ الْمَاعُونَ٧

Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).

Begatia e Madhe

Lexo gjithë suren

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

108:1

إِنَّا أَعْطَيْنَاكَ الْكَوْثَرَ١

Ne, vërtet, të dhamë ty shumë mira.

108:2

فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَانْحَرْ٢

Andaj, ti falu dhe prej kurban për hurë të Zotit tënd!

108:3

إِنَّ شَانِئَكَ هُوَ الْأَبْتَرُ٣

E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.

Lexo Kuranin online në Kurani Shqip

El Furkan ShqipEl Furkan.al

El-Furkan.al është website faqe webi për përkthim dhe komentim e Kuran-it famëlartë

© 2026 El-Furkan.al · Të gjitha të drejtat e rezervuara