الفلق
Ajete
5
Vendi i shpalljes
Mekë
Rendi i shpalljes
20
Fjalë
23
Shkronja
79
Kërkimi i mbrojtjes së Allahut nga të këqijat e krijesave, errësira, magjia dhe zilia.
Besimtari kërkon mbrojtje te Allahu nga çdo e keqe e dukshme dhe e fshehtë.
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ١
Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,
مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ٢
Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi.
وَمِنْ شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ٣
Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
وَمِنْ شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ٤
Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
وَمِنْ شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ٥
Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.
Përkthimi: Sherif Ahmeti / Hasan Efendi Nahi / Feti Mehdiu — burimi: QuranHub (api.quranhub.com). Përdorim jokomercial (Licenca Jokomerciale e QuranHub).
© 2026 El-Furkan.al · Të gjitha të drejtat e rezervuara