الضحى
Ajete
11
Vendi i shpalljes
Mekë
Rendi i shpalljes
11
Fjalë
40
Shkronja
165
Ngushëllimi i Profetit dhe kujtesa për mëshirën e Allahut.
Kur njeriu ndihet i vetëm, duhet të kujtojë mirësitë dhe kujdesin e Allahut.
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
وَالضُّحَىٰ١
Pasha paraditën!
وَاللَّيْلِ إِذَا سَجَىٰ٢
Pasha natën kur shtrinë errësirën!
مَا وَدَّعَكَ رَبُّكَ وَمَا قَلَىٰ٣
Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur.
وَلَلْآخِرَةُ خَيْرٌ لَكَ مِنَ الْأُولَىٰ٤
Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para.
وَلَسَوْفَ يُعْطِيكَ رَبُّكَ فَتَرْضَىٰ٥
E Zoti yt do të jepë ty, e ti do të kënaqesh.
أَلَمْ يَجِدْكَ يَتِيمًا فَآوَىٰ٦
A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje).
وَوَجَدَكَ ضَالًّا فَهَدَىٰ٧
Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzojë.
وَوَجَدَكَ عَائِلًا فَأَغْنَىٰ٨
dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi.
فَأَمَّا الْيَتِيمَ فَلَا تَقْهَرْ٩
Pra, mos e përul jetimin!
وَأَمَّا السَّائِلَ فَلَا تَنْهَرْ١٠
As lypësin mos e përzë!
وَأَمَّا بِنِعْمَةِ رَبِّكَ فَحَدِّثْ١١
E me të mirat që të dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!
Përkthimi: Sherif Ahmeti / Hasan Efendi Nahi / Feti Mehdiu — burimi: QuranHub (api.quranhub.com). Përdorim jokomercial (Licenca Jokomerciale e QuranHub).
© 2026 El-Furkan.al · Të gjitha të drejtat e rezervuara