التين
Ajete
8
Vendi i shpalljes
Mekë
Rendi i shpalljes
28
Fjalë
34
Shkronja
144
Krijimi i njeriut në formën më të bukur dhe përgjegjësia morale.
Njeriu ka potencial të lartë, por duhet ta ruajë atë përmes besimit dhe veprave të mira.
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
وَالتِّينِ وَالزَّيْتُونِ١
Pasha fikun dhe ullirin!
وَطُورِ سِينِينَ٢
Dhe (kodrën) Turi Sina-en!
وَهَٰذَا الْبَلَدِ الْأَمِينِ٣
Dhe këtë qytet të sigurisë!
لَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنْسَانَ فِي أَحْسَنِ تَقْوِيمٍ٤
Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.
ثُمَّ رَدَدْنَاهُ أَسْفَلَ سَافِلِينَ٥
Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.
إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَلَهُمْ أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُونٍ٦
Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë.
فَمَا يُكَذِّبُكَ بَعْدُ بِالدِّينِ٧
E pas gjithë kësaj, ç’të shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)?
أَلَيْسَ اللَّهُ بِأَحْكَمِ الْحَاكِمِينَ٨
A nuk është All-llahu më i urti gjykuesve?
Përkthimi: Sherif Ahmeti / Hasan Efendi Nahi / Feti Mehdiu — burimi: QuranHub (api.quranhub.com). Përdorim jokomercial (Licenca Jokomerciale e QuranHub).
© 2026 El-Furkan.al · Të gjitha të drejtat e rezervuara